Një vajze dhe një djali adoleshentë, i duhet mësuar një gjë me insitim, se respekti për veten, fillon me trupin. Nuk duhet të lejojnë të tjerët tu përdorin trupin, jo vetëm se aty është jeta dhe vetja e tyre, por kur lejon, që dikush të përdor trupin, është sikur ti vendosësh çelsin pikërisht asaj vetie natyrore, që ka të bëj me ekzistencën dhe jetën, inteligjencës. Kjo do të thotë të mos lejosh inteligjencën të të udhëheq.

Jo rrallë shumë djem dhe vajza bien pre e shfrytëzimit seksual ku të rriturit, nëpërmjet shpërblimit monetar, përdorin trupin e tyre. Ky lloj profesioni, që quhet dhe më i vjetri në botë, është karakteristik e njerëzve me nivel të ulët inteligjence. Ata nuk janë të aftë të ndërtojnë rrugën e jetës së tyre nëpërmjet vullnetit dhe punës. Ata i nënshtrohen abuzimit, që nuk kërkon asnjëlloj inteligjence për veten, por durim, nënshtrim dhe shtirje. Të rritur!

Nuk janë vetëm femrat që prostituojnë, ka më shumë meshkuj sa ç’ju shkon në mendje, që janë pre e abuzimit seksual dhe fatkeqësia më e madhe është se për këtë gjë nuk flitet fare, as nga profesionistët, as shtypi edhe pse është një dukuri që haset edhe në shkolla. Nëna dhe baballarë! Kur i prekni fëmijët, kontrollojeni mirë veten tuaj, tensionin nervor, shkallën e eksitimit apo ankthin, por sidomos inatin, që përjetoni për një arësye apo një tjetër. Kur ju e prekni keq fëmijën tuaj, fëmija mendon se kaq është e mira apo kjo është e mira.

Ju pëlqen!

Këto gjëra nuk ndryshojnë me rritjen. Kjo mund të ndodhë, vetëm nëse njeriu arrin të bëhet i vetëdijshëm për problemin e tij./Lira Gjika/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.