Princesha japoneze Mako, ka vendosur të heqë dorë nga një shifër prej 1 milionë dollarësh dhe nga statusi i saj mbretëror, për t’u martuar me një shok klase. Kështu përfundimisht i hapet rrugë një martese të vonuar me vite nga polemikat mbi të fejuarin e saj.

Mbesa 29-vjeçare e Perandorit Akihito dhe ish-shokut të saj të klasës, Kei Komuro, njoftuan fejesën e tyre në 2017. Por martesa u shty për shkak të problemeve. Sipas ligjit japonez, martesa midis një anëtari të perandorisë dhe një të “zakonshmi” do të kërkonte që Princesha Mako të hiqte dorë nga statusi i saj mbretëror.

Ligji perandorak lejon që froni t’i kalohet vetëm trashëgimtarëve meshkuj. Princeshat e tjera të pamartuara të familjes gjithashtu do të humbnin statusin e tyre mbretëror nëse do të martoheshin me njerëz të zakonshëm – një mundësi që mund ta linte familjen perandorake pa anëtarë të mjaftueshëm për të kryer detyrat e saj publike.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.