Nëse vërtetohen pretendimet e Oppo, atëherë kompania ka mundur rekordin e mëparshëm me 10 minuta.

Oppo ka qenë prej kohësh një lider në teknologjitë e karikimit të shpejtë. Është kompania që fshihet pas sistemit Dash Charge të OnePlus dhe tashmë ka arritur rekorde të reja me pajisjet e saj.

Kompania ka prezantuar teknologjinë 125W për të cilën pretendon se është më e avancuara në industri. Statistika janë të qarta: karikim i baterisë 4,000 mAh në 20 minuta dhe 41% në 5 minuta.

Ju pëlqen!

Nëse vërtetohen pretendimet e Oppo, atëherë kompania ka mundur rekordin e mëparshëm me 10 minuta.

Kjo nuk është arritur thjeshtë me një adapter më të madh por me një kabëll, karikues e bateri më të madhe. Kompania nuk tregoi se cili telefon do të jetë i pari me këtë teknologji. Aktualisht Oppo Reno Ace mban rekordin me baterinë 4,000 mAh që karikohet për 31 minuta me karikuesin 65W.

Vivo që është në pronësinë e të njëjtës kompani që ka Oppon, prezantoi vitin e kaluar teknologjinë 120W e cila karikon një bateri 4,000 mAh në 13 minuta.

Lexo po ashtu:  "Vaje", Poezia për dashurinë që duhet ta lexoni
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!