Prespektiva (Perspektiva) ogurzezë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është gëzuar shpërndarjes së sotme të Parlamentit. Deputetë të partisë më të madhe në Kosovë, pas votës PRO, kanë dalë për t’u çlodhur dhe festuar këtë vendim i cili e çon vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Në një foto të përbashkët me kolegët partiak dhe parlamentarë, të postuar në Facebook, tashmë ish-deputetja, Mirjeta Kalludra, grupin e LDK-së e ka quajtur PRESPEKTIVË e re për Kosovën.

Siç shihet në foton e shoqëruar nga shkrimi prej dy rreshtash, ish-deputetja, e cila vjen nga Komuna e Klinës, bën dy gabime drejtshkrimore tek fjalët “prespektivë” (në vend të “perspektivë”) dhe “europiane” (në vend të “evropiane”.

“Një prespektivë e re për Kosovën europiane. Kosovës po i kthehet shpresa. Lidhja po vjen✌️✌️”, shkruan ish-deputetja Kalludra në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që figura autoritative dhe zyrtarë të lartë të subjektit politik më të madh në vend, e njohur edhe si partia e intelektualëve, tregojnë degradimin dhe dekadencën në të cilën prej vitesh ka rënë LDK-ja. Figura të tilla, si kjo e znj. Kalludra, kanë bërë klane të fuqishme brenda kësaj partie duke eliminuar elitën intelektuale, me të cilën dikur krenohej Kosova. Ndërkaq, krekosja publike me të tilla lëshime kuptimore, gjuhësore e drejtshkrimore, nuk janë ogur i mirë parazgjedhor për LDK-në, nëse nuk merren masa për spastrimin e listave.

/a.b/ /MekuliPress/– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]