Sot, të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi ushtarët e shtirë në një spital në Kiev.

Në videon që Zelenskyj ka publikuar në kanalin e tij Telegram, shihet se si ai ecën me ushtarë në mes të rrugëve të Kievit. Ata shkojnë së bashku në spital, ku ai përshëndet disa njerëz, duke përfshirë disa ushtarë të plagosur, të cilët janë ulur në shtretërit e tyre në një nga dhomat e spitlalit, shkruan MekuliPress.

Një nga ushtarët bën një selfie me presidentin. Zelensky i shpërbleu me nderime shtetërore për përpjekjet e tyre dhe u dha medalje shtetërore ushtarëve dhe infermiereve.