Tri porositë e presidentit dhe zgënjimi i madh i luftëtarëve

Kamer Elezaj

Sot pash disa intervista të parlamentarit Haxhi Shala, njeri nga luftëtarët famëmëdhenj të UÇK-së.
Më erdhi keq për të. Fliste për nderin që shqiptari ka për mikun, fliste për fjalën e dhënë dhe si e ndryshoj mendimin për të dhënë votën për qeverinë Hoti.

Ju pëlqen!

Mu duk i shfytyruar dhe mu kujtuan fjalët e plakut tonë të moçëm Smail Zeneli, axhës së babait tim, që thoshte se ata burra që nuk kanë burrëri vetëm për burrni bëjnë llafe. Ata burra që nuk mbajnë besën vetëm për besë flasin. Ai na udhëzonte të mos u besojmë burrave që flasin shumë për besën, se po që se je i besës nuk ke nevojë të flasësh për besë.

Presidenti i Kosovës nuk kishte nevojë për votën tënde, Haxhi Shala. Po që se ai, Presidenti, do kishte nevojë për një votë, do e thërriste vajzën e vëllait të vetë, mbesën e tij, që është parlamentare e PDK-së dhe pa asnjë problem do ia siguronte një votë më shumë qeverisë Hoti.

Por jo, kjo lojë duket nga helikopteri:

1. Presidenti deshi të dëshmonte se PDK është parti unike që udhëhiqet nga Veseli dhe se PDK do mbetet parit opozitare.

2. Presidenti deshi të na dëshmoj të gjithëve se e ka blerë edhe Ramush Haradinajn, kundërshtarin më të madh të ndarjes së Kosovës.

3. Presidenti deshi t’ia dëshmoj LDK-së se është ai që e formon qeverinë përmes përpjekjeve të tij duke ua siguruar votën vendimtare, pa pasur nevojë ta marrë këtë votë nga PDK-ja.

Dhe sonte presidenti doli prapë në një program televiziv për të treguar se vazhdon me planin e vetë për marrjen e Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës, përndryshe i njohur si plani për ndarjen e Kosovës.

Sa kushton ndarja e Kosovës, të nderuar pjesëmarrës të kësaj nate intriguese, dhe çfarë të dhënash kishte marrë presidenti nga miku i vetë ambasador për tua mbushur mendjen ju për të përkrahur presidentin?

Apo ndoshta, të nderuar luftëtarë, jeni zhgënjyer nga votuesi që nuk ju votoj aq sa prisnit edhe pse mbrojtët vendin nga ndarja për gati dy vjet dhe keni vendosur të hiqni dorë nga kjo mbrojtje?

Se për një votë shtesë në parlamentin e Kosovës presidenti nuk kishte përse ta merrte gjithë atë rrugë në mes të natës.

***
Huazuar nga:

https://www.facebook.com/kamer.elezaj

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!