Presidenti shqiptar Ilir Meta reagon në distancë me presidentin fashist të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi dje masakrën e kryer nga Serbia në Reçak. Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se gjaku nuk bëhet ujë, dhe se “ish-zëdhënësat e Millosheviç,”, referuar kështu presidentit serb, “nuk mund të fyejnë viktimat”, shkruan MekuliPress.

Postimi i plotë:

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

Ju pëlqen!

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë reagoi pas dënimit me 2 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjithashtu e quajti trillim dy vite më parë, masakrën e Reçakut. Vuçiç tha se masakra e Reçakut është ‘trillim’ i falsifikuar ambasadori amerikan, William Wolker, dhe shtoi se dënimi i Todosijeviq është i frikshëm.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Ëalker, një mashtures”, tha Vuçiq para gazetarëve, raporton b92.

Masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti, ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!