Presidenti kinez, Xi Jingping, thotë se çështja e Tajvanit lindi nga dobësia dhe kaosi në të cilin u gjet Kina, por ai do të jetë nën qeverisjen e saj.

Tajvani është “një çështje e brendshme e Kinës dhe nuk lejojmë ndërhyrje të jashtme“, tha Jinping në festimet për 110 vjetorin e Revolucionit të 1911-s.

“Ndarja e Tajvanit është pengesa më e madhe për ribashkimin kombëtar, një kërcënim serioz për përtëritjen kombëtare. Kushdo që dëshiron të tradhtojë dhe të ndajë vendin, do të gjykohet nga historia dhe nuk do të përfundojë mirë,” shtoi Xi, duke theksuar se “ribashkimi i plotë i vendit do të çohet përpara dhe mund të arrihet ”.

Ju pëlqen!

Xi theksoi më tej se bashkimi kombëtar me mjete paqësore i shërben më së miri interesave të kombit kinez në tërësi, “përfshirë edhe bashkatdhetarët e Tajvanit. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, paralajmëroi presidenti.

Polemika në lidhje me statusin politik të Tajvanit, që në shumicën e rasteve i referohen si Çështja e Tajvanit është rezultat i Luftës Civile Kineze dhe ndarjes pasuese të Kinës në: njësitë e vetëqeverisjes aktuale të Republikës Popullore të Kinës (PRC; e njohur zakonisht si Kina) dhe Republikës së Kinës (ROC; e njohur zakonisht si Tajvani).

Status quo-ja është pranuar gjerësisht sepse nuk përcakton statusin ligjor ose të ardhshëm të Tajvanit, duke i lënë secilit grup ta interpretojë situatën në një mënyrë politikisht të pranueshme për anëtarët e tij.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.