Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, ka falënderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pritjen dhe strehimin e gazetarëve nga Ukraina.

Në njoftimin zyrtar të kryeministrit në Twitter për pritjen e gazetares së parë nga Ukraina, Tomilenko ka lënë një koment të shkurtër, ku shpreh falënderimin e tij.

“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës, faleminderit për mbështetjen e gazetarëve ukrainas”, ka shkruar ai në twitter.

Lexo po ashtu:  BBC-ja njofton shkurtimin e 450 vendeve të punës: Të lëvizim drejt dixhitales
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!