Presidenti i Tanzanisë ka ndaluar përdorimin e testeve për CoVid-19 pasi ato rezultuan pozitive me mostrat e marra nga një dhi dhe në frutin e papajas. Presidenti John Magufuli ka deklaruër se njerëzit duhet të luten që koronavirusi të largohet dhe sipas tij testet kanë gabime teknike.

Sipas tij kitet janë importuar nga jashtë pa dhënë detaje të mëtejshme se cili vend. Magafuli ka urdhëruar autoritetet e sigurisë të kontrollojnë testet pasi nga provat e deritanishme kanë rezultuar pasaktësi. Mostrat e marra janë shenjuar si njerëzore dhe janë dërguar në laborator pa njoftuar origjinë e tyre. Rezultati: Pozitiv!!!

Nga ky rast Magafuli ka shtuar se shumë njerëz janë përcaktuar si të infektuar por pa qenë të tillë.
Tanzania është akuzuar se ka mbajtur shumë të fshehta për epideminë ndërkohë që zyrtarisht ka regjistruar 480 raste dhe 17 vdekje, por pa raportuar të dhënat me ditë të tëra.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!