Joe Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA’së.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:  Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu: Brenda tri ditëve pres përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!