Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër pas faljes së dënimit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia fali Luz Allakut.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo nuk është rastësi.

Ai ka përmendur disa arsye që dëshmitarët që ishin në çeli apo afër me Astrit Deharin, disa janë vra e disa të tjerë janë liruar apo falur nga veprat e tyre penale.

Ju pëlqen!

Madje sipas Gashit, edhe Thaçi e din që Astriti është vra në burgun e Prizrenit.

Postimi i plotë:

ASGJË NUK ËSHTË RASTËSI!

Me siguri Presidenti Thaçi i din “arsyet” për këtë vendim të tij. Kjo nuk mund të jetë rastësi!

Ngjarje trishtuese dhe shumë të renda kanë ndodhur edhe pas vrasjes së Astrit Deharit.

Në rrethana të pasqaruara më pas ka vdekur Naser Makolli në Burgun e Lipjanit, i cili ka qenë në një qeli me Astrit Deharin.

Adonis Gashi është në arrati, i cili po ashtu ka qenë në një qeli me Astrit Deharin.

Luz Allakut Presidenti i’a fali 3.5 vjet nga dënimi i tij për vrasje.

Ky ishte në një qeli afër Astrit Deharit.

Ndërsa një të dënuari për narkotik që ishte në qeli me Astrit Deharin paneli i lirimit me kusht i’a fali disa muaj të dënimit.

Presidenti e din që Astrit Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!