Sot Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar publikisht se kriza e tanishme politike është shumë e thellë dhe se vendi rrezkohet të bjerë nën sundimin e një junte me natyrë ushtarake. Po kështu kreu i shtetit ka deklaruar se në gjykimin e tij Parlamenti i Shqipërisë ka vetëm 85 deputetë të ligjshëm, ndërkohë që ka folur për më shumë se 1 milionë shqiptarë të cilët jaë të pastër dhe mund të thirren për të votuar ligje.

Këto janë mesazhe që në fakt i adresohen shumicës parlamentare dhe qeverisë e cila po ecën në kursin e një normaliteti të sforcuar.  Si të tilla ato i japin krizës një dimension krejt tjetër për arsyen e qartë dhe të paekuivok: Kryetari i Shtetit po deklaron se mandatet që merren sipas listës shumëemërore delegjitimojnë Parlamentin.

Ky është një qëndrim që shfuqizon vlerën e qëndrimeve të aktorëve të huaj në Tiranë të cilët kishin deklaruar se plotësimi i Kuvendit me anëtarë të rinj është i ligjshëm. Presidenti ka kujtuar po ashtu se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe në këto kushte tagri për interpretim i kalon kreut të shtetit. Qëndrimi, i cili do të marrë formë më zyrtare sapo të publikohet në faqen online të Presidencës, afirmon përmasën e rrezikshme të krizës politike dhe institucionale. Presidenti po flet për dështim eventual të demokracisë, për delegjitimim të Parlamentit dhe për vënie në diskutim të legjtimitetit të vendimmarrjes.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Nga ana tjetër ai ka njoftuar edhe mundësinë e dorëzimit të mandatit për të kaluar de facto dhe de jure na krahun e mosbindjes civile. Sepse ky mesazh është në fakt paralajmërimi më i qartë se Mosbindja Civile ndaj qeverisë së z. Rama dhe numrave të tij fiktivë ka nisur dhe po përshkallëzohet.

Që nga ky moment asnjë prej ambasadorëve të vendeve të akredituara në Tiranë nuk ka më tagër të shprehet për situatën, pasi secili prej tyre formalisht ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Shqipërisë që është pritësi i tyre. Kriza nëse do të kërkojë negociim të huaj, do të duhet ta gjejë në kancelaritë e interesuara ose nga Brukseli apo SHBA. Demarshet komike të diplomatëve dylekësh të Tiranës nuk kanë më peshë.

Nga një pikëpamje më praktike oferta është në tryezë: opozita ka kërkuar rishikim të Kushtetutës dhe një qeveri socialiste pa Edi Ramën.

Janë kërkesa objektive dhe realiste. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.