Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, pretendon se ndaj tij ka patur një plan vrasjeje dhe se për zbatimin e tij janë vënë 10 milionë dollarë. Madje sipas Lukashenkos, këto 10 milionë ishin paguar për sulmin ndaj rezidencës së tij, ndërkohë që 1 milionë dollarë u dhanë për një qitës snajper.

“Kemi kohë që e dimë. Mendoni se e kryem këtë operacion në Moskë nga hiçi? Ne po i vëzhgonim. Pritej që ata të vinin në Minsk dhe të kryenin këtë operacion”, ka thënë Lukashenko.

Sipas prononcimit të presidentin bjellours, autorët kishin përpiluar disa skenarë. Së pari ata kishin planifikuar vrasjen në paradën e 9 majit, së dyti po konsideronin një sulm mbi eskortën e presidentit për çka kishin blerë granathedhës dhe skenari I tretë përfshinte një sulm ndaj rezidencës së tij.

Ju pëlqen!

Lukashenko ka shtuar madje se mes radhëve të komplotistëve ka qenë një agjent bjellorus që ka zbërthyer çdo gjë, e që sipas të cilit pjesë e planit ishte edhe një lloj grushti shteti me ndërhyrjen e ushtrisë. Lukashenko ka premtuar se do të publikojë hollësi të planit në të ardhmen e afërt. Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike, provokuar pas zgjedhjeve të 9 gushtit 2020, rezultati I të cilave nuk u pranua nga opozita që mbështetet nga Perëndimi. Po kështu, qëndrimet vijnë ndërkohë që në Rusi po konsumohet një përballje politike mes presidentit Putin dhe rivalit të tij, Navalny që është në grevë urie.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.