Shtetet e Bashkuara të Amerikës po numërojnë sot votat për zgjedhjet më të rëndësishme në vend, ato të Presidentit.

Garues janë Presidenti aktual Donald Trump dhe ish-zv.Presidenti Joe Biden.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 3 nëntorit është rekord. Vetëm me postë para datës 3 nëntor janë dërguar 100 milionë vota. Pritet që shifra totale e votuesve të kalojë 150 milionët. Përpos votës për Presidentin, dje në ShBA u votua edhe për 1/3 e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ju pëlqen!

Tabela poshtë tregon se sa afër pragut prej 270 votash janë secili kandidat.

Shtetet në blu të fortë dhe të kuqe të fortë tregojnë ku kanë fituar Trump ose Biden. Shtetet në blu të hapur ose rozë tregojnë ku Presidenti ose ish-zv.Presidenti kanë përparësi dhe gara vazhdon.

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!