Hashim Thaçi e ofronte publikisht, në një studio televizive, transkriptin e takimit me ish-kryeministrit Kurti për ta dëshmuar se po e thotë të vërtetën. Por, Zyra e Presidentit nuk i qëndroi pas fjalëve të Thaçit.

Presidenca e Kosovës e ka zgjedhur heshtjen para një kërkese për të publikuar transkriptin e takimit të Hashim Thaçit me Albin Kurit, e cila ka ndodhur në mars të këtij viti.

Eshtë dërguar kërkesë në drejtim të Zyrës së Presidentit një ditë pasi Hashim Thaçi tha publikisht se është i gatshëm të publikonte transkriptin e bisedës me ish-Kryeministrin Kurti. Për këtë takim dyorësh, Presidenti Thaçi ka dhënë një version krejt tjetër nga ai i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Ju pëlqen!

Për ta dëshmuar se fjala e tij është e vërtetë, Thaçi ka thënë në Pressing se është i gatshëm t’u japë mediave transkriptin e gjithë bisedës që e ka pasur me Kurtin.

“Unë nuk e kam dëgjuar këtë opinion të z. Kurti dhe nuk dëshiroj të komentojë kush cka flet. Sa i përket takimit tonë, gjithçka është e regjistruar, është transkripti, mund ta merrni, mund ta botoni kur të keni qejf, të gjitha mediat”, ka thënë Thaçi të enjten.

Por, ky premtim i Hashim Thaçit është shpërfillur nga Zyra e Presidentit, e cila nuk i është përgjigjur kërkesës për të pasur transkriptin e bisedës. Kërkesa për qasje në përmbajtën e bisedës Thaçi-Kurti i është dërguar shefit të kabinetit dhe këshilltarëve. Asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Dy ditë para se Thaçi të fliste në Pressing, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sqaroi për herë të parë se si, sipas tij, i është bërë i ditur plani i Presidentit për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Kurti tha se këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, i ka thënë zyrtarit të lartë të LVV’së, Arben Vitisë, se bëhet fjalë për dhënien e një pjese të veriut, në këmbim të Preshevës.

“Një takim disa ditë para se unë ta takoja presidentin, Arifaj ka takuar Arben Vitinë, të cilit i ka thënë ‘Beni, hajde ta kryejmë këtë punën e marrëveshjes thuaj edhe Albinit se edhe juve të Vetëvendosjes ju bie mirë sepse jeni për bashkim kombëtar’. Atëhere ministri e ka pyetur se çfarë marrëveshje është ajo me e dhënë veriun a? (Arifaj) i është përgjigjur ‘jo, jo veriun. Leposaviqin po, por Ujmani mbetet me ne, Trepça mbetet me neve edhe nuk i japim këto pasuri’”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri në një moment tha se Thaci i ka thënë “të mos e marrë seriozisht Ardian Arifajn”.

Presidenti Thaçi tha të enjten se “nuk i kujtohet” që Kurti t’ia ketë përmendur këtë cështjen e bisedës së Arifajt me Vitinë. Ndërkaq, jep një tjetër version nga biseda me Kurtin.

Presidenti rrëfente se Kurti i ka thënë se nuk i beson njeriut të tij të afërt Glauk Konjufcës.

“Është vetëm një e vërtetë, unë i kam propozuar që të mos të ngarkohemi ne të dy me gjëra që do të mund të funskionalizoheshin edhe përmes njerëzve tjerë tanë; unë e kam propozuar z. Bekim Collaku që të komunikojë me dikë të afërt të tij, që ai edhe i beson edhe bashkëpunon me të. Ai më tha që unë nuk kam njeri që i besoj dhe që punoj kaq ngushtë, unë i marrë tana vetë. Unë i thash: ty të lumtë, por unë nuk punoj bash qashtu. Unë punoj me ekip, por leje bile Glaukun, se ai aty afër sillet me ty. Ai tha jo ti e di i kujt është ai. Unë e mbaj në distancë. Ishte një situatë interesante…” , ka thënë Thaci.

Takimi për të cilin flasin tash Thaçi e Kurti, është mbajtur më 13 mars, në Presidencë dhe ka zgjatur më shumë se dy orë. Dy rivalët politikë të dy dekadave shënuan takimet e tyre të para, kur Albin Kurti u bë kryeministër e Thaçi e priste në Zyrë të Presidentit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.