Premiera e filmit dokumentar ”SÁPMI- toka e samëve” nga regjisori shqiptar Vranin Gecaj

Një film i cili zbulon një vend me tradite dhe me kulturë te lashte arktike. Ketë vend, vendasit e quajnë Sapmi apo Laponia suedeze. Sápmi është një territor që shtrihet mbi Norvegjinë, Suedinë, Finlandën dhe Gadishullin Kolja në Rusi.

Para 2 000 vitesh romaku Tacitus kishte shkruar për një popull ne veri qe I ka quajtur FENNI – zbulimet arkeologjike tregojnë për një histori edhe me te vjetër se kjo. Ky film zbulon një kulture te lashte dhe te panjohur për publikun e gjere, është ne gjuhen shqipe dhe i titruar ne anglishte.

Ju pëlqen!

Vranin nga ju lindi kjo ide kaq interesante?

Është një ide e cila me ka lindur ne vitin 1994, kisha ndigju për qytetin e Kirunes ne veri te Suedisë dhe për samët kisha mësuar ne gjimnazin e vendlindjes ne Peje ne Kosovë. Ky qytet i shume njohur për bukurit e saj te rralla, ketu takohen shumë kultura. Një nga kulturat me te panjohura ne këto pjese veriore te Skandinavisë dhe Evropës është populli samë, kombësia SAMË është sot një minoritet I pranuar ne Suedi edhe pse kështu nuk ka qene gjithmonë. Gjate historisë nomadet ne Suedi konsideroheshin si një njësi me ulet se bujqit, dhe kjo ishte arsyeja pse tokat bujqësore ishin shkak për ti larguar samët nga toka e tyre dhe te ju privohet e drejta për ti kullotur RENET e veta. Një vlerësim i zakonshëm nga viti 2019 është se ka rreth 80,000-100,000 Samë në gjithë territorin Sápmi, rreth 2,000 në Rusi, rreth 8,000 në Finlandë, rreth 20,000-40,000 në Suedi dhe rreth 50,000-65,000 në Norvegji.

Duke pasur largësinë fizike te këtij territori a e kishit vështirë te realizoni një produkcion te tille?

-Çdo gjë është arktike ne ketë vend, xhirimi ishte shume i vështire për shkake te ftohtit arktik, unë e zgjodha me qellim dimrin, bënte minus -19 C gjate ditës, natën temperatura zbriste deri ne -32. Pastaj problem ishte drita e pamjaftueshme dhe aspekti i largësisë fizike nga Evropa, Kiruna gjendet fare ne cep ne veri te Evropës afër polit te veriut. Xhirimet janë bere ne dimrin e vitit 2018/ dhe 2019 porse për shkake te Covid -19 nuk ka qene e mundur te përfundoje me herët. Prandaj 28 nëntori i vitit 2020 përkundër Covid -19 virusit i cili e ka bllokuar tashme gjithë boten është dita e premierës se këtij filmi me ketë rast te venat për ne shqiptaret.

Vranin, përmes këtij filmi dokumentar shikuesi munde te sheh gjera te cilat janë vështirë te përjetohen fizikisht për shkake te largësisë, cilat vende i keni vizituar ne Sapmi?

Ky ka qene edhe qëllimi i këtij filmi dokumentar, qe te ja sjelle shikuesit me afër këto bukuri te rralla nga veriu i Evropës dhe te zbulohet me afër ky vend me këtë kulturë aq te panjohur dhe aq interesant për gjithë boten. Kemi vizituar fshatrat e samëve, hotelin e akullit, fermën e RENEVE, Aurorën, rrëshqitjen me qene huski dhe bukurit tjera te ralla natyrore qe i posedon ky vend i largët polar. Përmes këtij video tregimi shikuesi ka qasje ne një histori te panjohur deri me tani.

Kush ka marre pjese ne realizimin e këtij filmi dokumentar unik?
Ky projekt është një projekt ndërkombëtar i pavaruar, janë te involvuar shtëpi prodhuese ne Itali, Angli, Suedi dhe Kosove. Me duhet te veçoj aktorin tone te madhe shqiptar ne Skandinavi Victor Gadderus, kompozitorin e njohur italian David Scilia nga Roma, muzicientin tone Antonio Gashi dhe dizanjerin e grafikes Faton Hasimja nga Prishtina, Adrian Qerretin dramaturgun nga Londra, Marin Gecaj nga Goteborgu për titrimin ne anglishte, si dhe popullin e urte dhe modest samë ne veriun e Suedisë për mirëkuptimin e tyre. Një falënderim te veçante për regjisorin shqiptar Gjon Kolndrekaj për këshillat e tij dhe mbështetjen e tij intelektuale. Filmi dokumentar Sapmi publikohet ne Youtube dhe është papagese, munde te shikohet ne çdo kohe ne çdo cep te botes.

Te faleminderit Vranin!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.