T’i mbajmë apo jo shpresat tek vaksina? Edhe sa duhet të presim? Sa do kushtojë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që po mundojnë njerëzit nga shpallja e pandemisë dhe nuk është aspak e habitshme nëse shumë prej tyre janë lodhur nga mungesa e një përgjigjeje të saktë, apo ekzistencës së dhjetëra alternativave të ndryshe.

Por një lajm nga Italia fqinje është ndryshe, tregon periudhën dhe çmimin, për të na e bërë më të besueshme shpresën e një vaksine. Emri i vaksinës shpëtimtare është ChAdOx1.

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, Piero Di Lorenzo, që në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, deklaron se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Ju pëlqen!

Faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit, për t’i hapur më pas rrugën prodhimit në shkallë të gjerë.

Vaksina e Covid do gjendet në farmaci nga janari dhe do kushtojë

“Meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur. Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci. Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine”, tha Piero Di Lorenzo.

Gjithashtu, që tani ka një ndarje se cilët do të vaksinohen të parët.

“Të parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrezikuara; personeli mjekësor-shëndetësor, policët, personeli i shkollave (i cili punon në kontakt me fëmijët), të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e mëparshme që, së bashku me një infeksion të mundshëm Sars-Covd-2 mund të rrezikojnë jetën. Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka surpriza, atëherë, në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët, 2-3 euro”, thotë Lorenzo.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, atëherë pandemia mund të marrë fund brenda vitit 2021.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!