Në ditët kur Leo Messi po mendonte seriozisht për tu larguar nga Barcelona, në skenë doli Juventus, me drejtuesit e klubit bardhezi që po shqyrtonin mundësinë për të realizuar një tjetër goditje të madhe. Këtë prapaskenë të bujshme e zbulon “diraiogol.com” e cila zbardh dhe detaje se si “Zonja e Vjetër” kishte menduar të vinte në jetë një transferim të tillë.

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle: Juventus ishte i gatshëm ti ofronte Barcelonës shërbimet e Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro për të arritur te “pleshti”. Pavarësisht se ky duket si një skenar jo realisht, “diariogol.com” insiston.

Në fund ai që prishi këtë tratative ishte C.Ronaldo i cili vendosi veton duke dalë kundër një transferimi të tillë. Në kushtet ku duhet të zgjidhnin, drejtuesit e Juves hoqën dorë nga kjo ide duke i besuar sërish yllit portugez.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.