Ballina Ne vemendje Posta e Kosovës: Radhë të gjata, por me sukses po shpërndahet asistenca...

Posta e Kosovës: Radhë të gjata, por me sukses po shpërndahet asistenca sociale

 

Megjithëse mijëra përfitues të skemës sociale kanë shkruar që nga mëngjesi në Zyrat Postare, procesi i shpërndarjes së tyre është duke u zhvilluar me sukses nga Posta e Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

“Përkundër fluksit të madh të qytetarëve, në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësishtë duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave falë stafit tonë. Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë”, thuhet në njoftim.

Ju pëlqen!

Posta e Kosovës për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, u bënë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale nuk kanë nevojë të presin në radhë të gjata sepse Asistencën Sociale mund ta marrin edhe ditëve në vijim.

Kryeshefi ekzekutiv, Shefqet Avdija falënderon të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës si dhe qytetarët që edhe në këto kushte të vështira dhe emergjente janë duke realizuar këtë projekt të shpërndarjes masive të asistencës sociale.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.