Ministri i Gjermanisë për Europë, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes.

Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiq i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”.

Në postimin e shpërndarë nga Ruth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.

Ju pëlqen!

“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.Tash t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet kombëtare.)”, thuhet në postimin që i ka bërë retwett Ruth.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.