“A është e mundur që piktura e një njeriu të tregojë më shumë se vetë fytyra e tij?
Nëse është e pikturuar me dashuri, ndoshta piktura do të tregojë më tepër sesa vetëm pamjen e jashtme të atij personi – ndoshta do të tregojë botën e tij të brendshme. Shpesh herë, ne shprehemi se fytyra i ngjan një libri të hapur: themi “fytyra tregon historinë e saj”.

“Kur Dorian Grei sheh pikturën e fytyrës së tij, ai bie në dashuri me bukurinë e tij. Asgjë nuk duhet ta prekë bukurinë e tij, asgjë nuk duhet ta vrasë apo ta ndryshojë atë – as dashuria, madje as vetë koha. Dhe kështu ai ndërpret lidhjen midis fytyrës dhe zemrës së tij, midis pamjes së jashtme dhe botës së tij të brendshme.
Fytyra e tij nuk ndryshon; ajo qëndron e re dhe e bukur. Por portreti, i pikturuar me dashuri, rrëfen historinë e vërtetë. Ai paraqet Dorian Grein e vërtetë, i cili po plaket, po shëmtohet i mbushur me urrejtje.”

“Sa e trishtueshme!- mërmëriti Dorian Grei, me sytë e mbërthyer mbi portret.
-Sa e trishtueshme! Unë do plakem, do shëmtohem, do prishem dhe kjo pikturë do të duket gjithmonë e re.
Do të jetë gjithmonë si kjo ditë qershori. Sikur të ishte ndryshe!
Sikur të isha unë ai që do të mbetesha i ri. Për ketë, do të jepja gjithçka, gjithë botën do të jepja.
Bile edhe shpirtin tim.”

Ju pëlqen!

“Asgje nuk e sheron shpirtin veç shqisave, ashtu si shqisat asgje nuk i sheron veç shpirtit”…

“Shumë njerëz u japin të tjerëve atë për të cilën më së shumti do të kishin nevojë vetë….”

“Në natyrat e brishta dhe shumë të edukuara pasionet e fuqishme duhet të mehen, o të shuhen krejt. Ato e vrasin individin, nëse nuk mbyten. Dhembjet e rëndomta dhe dashuriçkat mbijetojnë, ndërsa dashuritë e mëdha dhe dhembjet e vërteta shkatërrohen nga vetë energjia e tyre.”

Portreti i Dorian Grey – Oscar Wilde

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.