Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, me 26 shkurt hapin ekspozitën ‘Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi’.

‘Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi’ do të hapet me rastin e shënimit të 84-Vjetorit të lindjes së Adem Demaçit.

Do të ekspozohen: piktura e fotografi të figurës së shquar shqiptare – Adem Demaçi.

Ju pëlqen!

Ekspozita do të hapet në Hollin e ekspozitave të Bibliotekës, më 26 shkurt 2020, në orën 11:00.

Adem Demaçi u rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, i vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllanë e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kashatën e gojës për familjen .

Në vitet ’50 Demaçi shkroi në revistën letrare “Jeta e re” drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Adem Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova. Më 2010 mori titullin Hero i Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!