Ish-makina e të famshmit Diego Armando Maradona do të dalë në ankand këtë javë.

Eshtë një Porsche 911 që ai e ngiste në 1992.

Maradona, i cili u shua vitin e kaluar, luajti për Sevilla në 1992 dhe ishte i njohur me makinën e tij.

Ju pëlqen!

Ishte në atë Porsche që argjentinasi doli në titujt e mediave botërore pasi u fut në semafor me të kuqe dhe u gjobit për një shpejtësi prej 180 km në orë në qendër të qytetit.

“Ajo drejtohej vetëm nga Diego Armando Maradona dhe prandaj kjo makinë ndoshta mund të vlente dy ose tre herë më shumë se vlera e një makine standarde,” tha Gregory Tuytens, një specialist i makinave në shtëpinë e ankandit Bonhams, në një depo në Belgjikë.

Ankandi në internet do të zgjasë nga e mërkura deri më 10 mars dhe ku çmimi fillestar është 200,000 euro, ndërsa automjeti vjen në ankand me rreth 120,000 kilometra.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.