Arkeologët kanë njoftuar se kanë gjetur më shumë se 100 objekte delikate e të ruajtura të porcelanit në një varrezë familjare 900 vjet të vjetër në provincën veriperëndimore të Kinës, Shaanxi, shkruan Xinhua.

Më shumë se 60 copëza artefaktesh, përfshirë gota çaji e vere, enë kuzhine e aso sakrificash, janë identifikuar si porcelan Yaozhou, që është i njohur si një prej gjashtë qeramikave më të njohura të Dinastisë Song (960-1279), është thënë në konferencën për shtyp të mbajtur nga Instituti Arkeologjik i Shaanxit. Prodhimi i tyre mund të datohet në vitin 1123.

Dy prej pesë varrezave janë plaçkitur më 2010, dhe copëza porcelani janë gjetur në tri varrezat e tjera. Ato besohet se i përkisnin një familjeje me mbiemrin Meng në Dinastinë veriore Song (960-1127). Të ndodhura në rrethin Chang’an të Xi’anit, kryeqytet i Shaanxit, varrezat janë hulumtuar nga arkeologët gjatë muajve qershor e tetor.

Ju pëlqen!

“Këto varreza janë rilokuar nga vende të tjera dhe të ndërtuara enkas për anëtarët e familjes që vdiqën në moshë të re”, ka thënë arkeologu Miao Yifei, duke shtuar se pronarët e varrezës ishin 30 vjeç apo edhe më të rinj se kaq.

Zbulimi i kësaj varreze familjare dhe porcelani i gjetur aty do të jenë referencë për studimet e ardhshme të sistemeve të varrimit dhe objekteve funerale gjatë Dinastisë veriore Song, dhe mund të jenë të rëndësishme edhe për kërkimet mbi qeramikën në Kinë, ka thënë Wang Xiaomeng, zëvendësdrejtor i Institutit.

Furra e Yaozhout ishte ndërtuar në Dinastinë Tang (618-907). Si një prej furrave më të njohura në Kinën veriore, ajo arriti kulmin gjatë Dinastisë Song.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.