Kina pritet të përballet me një rënie drastike të popullsisë në 30 vitet e ardhshme.

Plakja e popullsisë dhe rënia e nivelit të lindjeve e kanë alarmuar qeverinë kineze kohët e fundit. Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe të lindjeve nga sa pritej, raporton South China Morning Post. Bazuar në këto të dhëna dhe një ngurrim i përgjithshëm për të pasur më shumë fëmijë, popullsia e vendit parashikohet të përgjysmohet brenda vitit 2050. Projeksioni del nga një studim i botuar në Journal of Xi’an University of Finance and Economics.

Ky parashikim do të kishte implikime të rënda për statusin e Kinës si superfuqi globale. Megjithatë, në lidhje me këtë studim ka disa rezerva.

Ju pëlqen!

Për të motivuar çiftet që të kenë familje më të mëdha, Kina kohët e fundit e ndryshoi politikën e lindjeve nga dy fëmijë, në tre. Por studiuesit vërejnë se pengesat kryesore për çiftet e reja kineze janë shqetësimet ekonomike dhe mungesa e sistemeve të mbështetjes sociale – jo shteti që u thotë atyre jo.

“Njerëzit nuk guxojnë të kenë fëmijë për shkak të rritjes së presionit ekonomik. Ka edhe mungesa të mëdha në shërbimet mbështetëse për lindjen dhe kujdesin e fëmijëve”, thuhet në studim.

Qeveria kineze është përpjekur ta bëjë strehimin dhe arsimin më të përballueshëm, por studiuesit thonë se masat e reja nuk janë të mjaftueshme.

Ndërkohë, të dhënat e reja të censusit – për të cilat SCMP thotë se ka të ngjarë të jenë më të saktat në histori falë metodologjisë së re dhe praktikave të referimit të ndërsjellë – tregojnë se fëmijët tani përbëjnë 17 për qind të popullsisë së Kinës, ndërsa moshat mbi 60 vjeç përbëjnë 18 për qind.

Studiuesit thonë se kjo është hera e parë në histori që grupi më i vjetër tejkalon numrin e të rinjve, falë një rënieje të numrit të lindjeve të reja që, sipas të gjitha të dhënave në dispozicion, vijon të ulet.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.