Kina është kërcënimi qendror i kohës sonë. As terrorizmi, as Rusia dhe as Irani nuk konsiderohen kërcënime të këtij niveli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mendojnë se Partia Komuniste e Kinës është pjesë thelbësore e problemit.

Duke folur në Londër në një konferencë të përbashkët me homologun britanik, Dominic Raab për “Të ardhmen e marrëdhënies speciale”, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Kina e Xi Jinping ka bërë të qartë se ka në disa drejtime një axhendë tjetër dhe vlera të tjera nga ato të Perëndimit.

Teksa ka theksuar mundësitë e jashtëzakonshme për biznes që paraqet Kina, Pompeo megjithatë ka vënë në plan të parë perspektivën amerikane mbi botën duke apeluar që Perëndimi si i gjithë të angazhohet që edhe shekulli XXI të dominohet nga modelit demokratik. Që do të thotë të dominohet nga Perëndimi.

Ai ka relativizuar kërcënimin iranian dhe rus, duke zbuluar se sfida ekonomike dhe jo ajo ushtarake janë në të vërtetë arsyeja e problemeve që shihen sot.