Bizneset të cilat i kanë ngritur çmimet 📈nuk është se po i shesin ato produkte të cilat i kanë blerë me çmimin aktual, pra po i shesin me çmim të rritur ato produkte që i kanë pasur në stoqet e tyre e që i kishin blerë me çmimin e vjetër, për me e thjeshtu këtë punë.
P.sh, para se të ngriten çmimet e kanë blerë një sasi të madhe të vajit 0.80, sepse ata janë në dijeni se kur do të rriten çmimet, pra i kanë blerë me çmimin stabil, tani të njëjtin produkt e shesin me 1.80, pra kaq ju dhimbset qytetari këtyre bizneseve vendore, sepse njësoj kanë vepruar edhe në mesin e pandemisë.


Do të isha pajtuar me ta nëse produktin e kanë blerë tani në kohën e ngritjes së çmimeve dhe do ti kishin nxjerë në shitje me çmimin aktual, shteti duhet të ketë kontroll në këtë çështje.


Ani pse jemi shtet me tregti të lirë, por nuk do të thotë kjo se jemi të lirë për ta shtypur konsumatorin.

Ju pëlqen!

Shkruan: Driton Ismajli

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.