Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shkatërrimin e banerëit “Liria ka emër” gjatë ditës së sotme në Graçanicë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për median vendore, ka thënë se është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

Ajo thotë se kjo tabelë reklamuese ishte e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Ju pëlqen!

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese (Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Vendosja e banerit ka nxitur reagime edhe të kryetarit të Graçanicës, Srxhan Popoviç, i cili ka kërkuar largimin e banerit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.