Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka shkatërruar 4050 bimë narkotike në rajonin e Koshares

Zyra për Informim e këtij institucioni ka thënë se zyrtarët policorë kanë patrulluar këtë rajon pas informacioneve të pranuara se në Koshare ka bimë që dyshohen të jenë narkotike.

“Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.
Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion”, është thënë në njoftim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!