Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë i cili ishte me kamion duke lëvizur në Zveçan është sulmuar me gurë nga gjashtë persona.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00. Sakaq autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes. Shoferi i kamionit nuk ka mbetur i plagosur ndersa ka pasur vetem dëme materiale.

“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Lexo po ashtu:  Haradinaj: Albin Kurti po na çon kah Moska, qytetarët le ta vlerësojnë tani se për kënd po punon
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!