Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, se është keqtrajtuar një qytetar serb afër digës së Ujmanit, duke thënë se zyrtarët policorë vetëm kanë “legjitimuar një person, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Petkoviq shkroi të dielën se kishte informuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se një punonjës serb ishte keqtrajtuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

“Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, shkroi Petkoviq.

Ju pëlqen!

Mirëpo, Policia e Kosovës i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se zyrtarët policorë nuk kanë “maltretuar asnjë person apo punonjës, siç është publikuar në media, por vetëm kanë legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer incizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Më tutje, në njoftimin për media të Policisë së Kosovës thuhet se pikërisht në këtë lokacion në tri raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të policisë, të cilët, siç thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës, “në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale”.

“Fatmirësisht nga këto sulme nuk është evidentuar ndonjë lëndim ndaj qytetarëve apo personave zyrtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

MekuliPress fton opinionin publik që të ketë kujdes edhe nga propaganda e mediave shqipe, të cilat janë shndërruar në altoparlante të Serbisë. “Më ruaj zot nga miku, se nga armiku ruhem vet”, e thotë fjala e urtë e popullit tonë të madh.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!