Policia gjermane ka arrestuar një burrë nën dyshimin se e ka vrarë për motive seksuale dhe kanibalë një person, eshtrat e të cilit u gjetën në një park në pjesën veriore të Berlinit.

Ekspertët e forenzikës zbuluan se eshtrat e gjetur i përkasin një burri 44 vjeç, i cili ishte zhdukur para dy muajve, shkruan BBC.

Qentë nuhatës i çuan policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar, raportojnë mediet gjermane. Personi i dyshuar është një burrë 41 vjeç dhe punon si mësues i matematikës.

Ju pëlqen!

Një polic i tha gazetës së përditshme “BZ” se një asht ishte tërësisht i zhveshur nga mishi dhe kishte shenja tjera që kanë sjellë dyshime të forta se personi i zhdukur, Stefan T., ka qenë viktimë e një kanibali.

Vrasësi i dyshuar, i identifikuar si Stefan R., kishte vizituar faqe relevante të bisedave në internet, sipas një agjencie gjermane të lajmeve. Sipas ligjeve të privatësisë në Gjermani, mbiemrat e të dyshuarve nuk publikohen gjatë hetimeve policore.

Viktima Stefan T. Ishte larguar nga banesa para mesnatës më 5 shtator dhe më vonë ishte raportuar i zhdukur nga banorët e objektit banesor ku ai jetonte.

Mediet gjermane po e krahasojnë këtë rast me rastin e Armin Meiwes-it, kanibal gjerman që në vitin 2006 ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.