Sot është ditëlindja Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu. MekuliPress ju sjell poezinë e heroit të shqiptarëve, që më herët e kishte shkruar shkrimtari Ismail Kadare:

Portreti i Skënderbeut
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditeshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Ju pëlqen!

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

Lexo po ashtu:  Restaurohet ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë”, zbulohet piktura origjinale e shek. XIX
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!