Visar Zhiti, shkrimtar, poet i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, e argumenton se nuk ka identiet kosovar. Ish ministri i kundërvihet propagandës serbe dhe sllave, të cilët tentojnë të ndajnë kombin shqiptar në dy kombe, në të ashtuquajturin “kosovar” dhe shqiptar. Në këtë mënyrë politikat serbomëdha dëshirojnë të dobësojnë faktorin gjeopolitk, ekonomik e kulturor shqiptar në Ballkan, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Pasi ndau përshtypjet e tij për Kosovën, Zhiti tha se “nuk ka letërsi të Kosovës” dhe “nuk ka identitet kosovar”.

“Nuk ka letërsi të Kosovës. Ka letërsi shqipe, ka letërsi të shqiptarëve. Ajo edhe kur ka qenë e ndarë, prapë ishte letërsi shqipe. Ishte një letërsi në dy realitete. Sot po mundohemi, dhe ndoshta po afrohemi të kemi një letërsi të një realiteti të përbashkët. Është gabim i madh. Nuk ka identitet kosovar, nuk ka letërsi kosovare. E ka thënë me kohë më duket profesor Qosja se letërsia kosovare është si të shkruash letërsi shkodrane letërsi nga Vlora, nga Myzeqeja, prandaj është një”, ka argumentuar Zhiti.

Ju pëlqen!

“Puna është ta përcjellim librin më mirë te njëri- tjetri. Bashkëpunimi të jetë më i hapur. Libri që del në Tiranë të jetë i pranishëm edhe këtu, të vijë njëkohësisht këtu dhe, edhe libri që del këtu, të jetë i pranishëm atje. Fakti që autorë për shembull nga Republika e Kosovës botojnë në Tiranë dhe marrin çmime sepse i tillë është ai konkurs që vlerëson veprat që janë botuar në atë truall dhe një autor nga Tirana apo Republika e Shqipërisë, boton këndej dhe vlerësohet me çmim do të thotë se ka një evoluim, një ndryshim, një qasje të ëndërruar që na thërret për të bërë akoma më shumë”, ka shtuar ish-deputeti dhe ish-ministri shqiptar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!