Autorja e shumë antologjive në gjuhën angleze dhe hinduse, Seena Srrevalson, do ta publikojë më 10 mars në shtetin Keler të Indisë antologjinë më të re në gjuhën angleze, ku me nga një poezi përfshihen autorë nga gjashtë kontinente dhe 36 vende të botës, të cilët edhe janë të ftuar të marrin pjesë në përurimin e kësaj antologjie.

Sali Bytyçi në letërsinë e sotme shqipe shquhet më shumë si kritik letrar dhe studiues i letërsisë. Ai ka botuar deri më tani disa vepra nga fusha e kritikës letrare dhe e studimeve të letërsisë, po ashtu edhe disa libra poetikë dhe me tregime: “Labirinteve të tekstit letrar” (kritika dhe recensione” (2003), “In medias res”, recensione (2007), “Simbolet florike dhe zoomorfike në poezinë e sotme shqipe” monografi (2007), “Fjalë prej guri” (vepra letrare e Azem Shkrelit, botim i Institutit Albanologjik (2010), “Prej pseudoteorive deri te plagjiatura”, kritikë (2011), “Shkrime kritike për letërsinë”, studime, kritika dhe recensione (2011), pastaj librat poetikë “N’Rezervat”, “Dita që e bart kot mbi shpinë”, “Qiell ku s’fluturojnë më patat e egra” etj.”, kurse vitin që sapo lamë Sali Bytyçi botoi librin me tregime “Gjunjët”, i cili u shpërblye me Çmimin Vjetor për Letërsi nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.
Më parë disa njësi poetike të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze edhe në SHBA, me titull “What’s Left of the Dream”.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Poezia në gjuhën angleze është përkthyer nga Fadil Bajraj, ndërsa në këtë antologji është dërguar nga poeti, përkthyesi dhe profesori palestinez, që jeton në Jordani, Nizar Sartawi, i cili edhe ka përkthyer dhe botuar në gjuhën arabe një cikël poetik të Sali Bytyçit, të shkruara në Burgun e Nishit (1999-2000), gjatë kohës sa poeti vazhdonte të ishte rob i luftës. Poezia e prezantuar në këtë antologji është njëra prej poezive të këtij cikli, me titull “Kur e akuzojnë poetin për terrorizëm”.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress