Poeti dhe kasapi

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja Edita Mekuli

Nga Florian Harms

Ju pëlqen!

Nuk e ka fituar Péter Nádasnuk e as Haruki Murakami. Gjithashtu Margaret Atwood shkoi me duarë të zbrazëta, sikurse edhe Paul Auster, Jonathan Franzen dhe Ibrahim al-Koni, dhe fakti se prapë është injoruar i madhi Ian McEwan është në kufi me një blasfemi artistike.

Në vend të këtyre e fitoi në këtë vit Peter Handke. Ironikisht Peter Handke.

Vendimet e Komitetit të Çmimit Nobel janë shpesh të gabuara. Ky komitet ka fyer shumë koka të mençura  duke i  mosrespektuar ato, ndërsa nuk është e pazakontë, që ky ia shtronte tepihun e kuq personaliteteve të parëndësishme nga fusha të panjohura.

Për shkaqe proporcionaliteti kjo mund të ishte e kuptueshme – ka shkrimtarë edhe në Azi dhe Afrikë, që nuk duhet të jenë më pak të rëndësishëm vetëm e vetëm se pakkush në Evropë dhe Amerikë i lexon librat e tyre. Prapëseprapë, botuesit, përkthyesit dhe kritikët murmurisninin tek disa fitues të çmimit vitet e fundit për vendimet e gabuara të komitetit. Ne mund të pajtohemi me këtë apo jo, le te hajë dreqi. Rreth artit mund të grindemi. Por jo rreth njerëzimit.

Peter Handke në një konferencë shtypi të Komitetit të Çmimit Nobel ( Burimi: imago images, marrë nga https://www.t-online.de/nachrichten/id_86961956/

Dhe me këtë jemi tek Peter Handke, të cilit iu dha çmimi në mes të tetorit, iu lejua të shtunën fjalimi tradicional për fituesit e çmimit në Stockholm, dhe të martën do t’i ipet çmimi në një ceremoni në sallën e koncerteve të kryeqytetit suedez. Atje vishen në xhaketa dhe mbajnë kravata flutur, mbreti suedez ia dorëzon personalisht çertifikatën, publiku duartroket gjatë.

Këtë vit, duhet t´i duartrokitet një njeriu që nuk mund të bëjë dallimin midis së mirës dhe së keqes. Ose edhe nuk dëshiron. Gjatë luftërave ballkanike në vitet 1990, ai mbështeti publikisht liderët e serbëve të Bosnjës, milicët e të cilëve u tërbuan jo vetëm në fushat e betejës, por edhe kundër civilëve. Në tekstin e tij të botuar më 1996, “Një udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë, Moravë ose drejtësi për Serbi”, ai mbrojti  pretendimet serbe për pushtet. Ai mbrojti kriminelin e luftës Slobodan Milosheviçin dhe nuk iu kishte dhimbsur vetvetja  për t’i kushtuar një fjalim në varrimin e tij. Ai qëllimisht i injoroi mizoritë e Millosheviqit, bombardimet, masakrat dhe përdhunimet që i kishin bërë trupat serbe.

Në kuadër të gjyqit për krime lufte kundër Slobodan Milošević, ekzaminuesit zhvarrosin viktimat e militantëve serbë në Kosovë në 2002.

Burimi: imago images,https://www.t-online.de/nachrichten/id_86961956/tagesanbruch-peter-handke-dieser-mann-ist-kein-wuerdiger-nobelpreistraeger.html

Tani, është një gjë tjetër të gabosh, askush nuk është rezistent ndaj gabimit. Nëse njeriu e pranon gabimin dhe kërkon falje për të, ky mbetë në të vërtetë ende një e metë, por të paktën kërkimi i faljes dëshmon mirëkuptim dhe pendim.

Peter Handke as nuk tregon mirëkuptim e as pendim. Ai tregon injorim dhe  sentimentalizëm. Gjatë të gjitha këtyre viteve ai kurrë nuk u pendua publikisht për faktin se ia mbante anën kasapit dhe torturuesit të njerëzve.

Ai kurrë nuk kërkoi falje tek familjarët e viktimave, të cilët tekstin e tijë e përjetojnë si një grusht në fytyrë. Në vend të kësaj ai i përbuzte mediat dhe ankohej, që ato e paskan ndjekur. Fjalimi falenderues të shtunën në Stockholm do të ishte një mundësi e mirë, që më në fund ai të dëshmonte aftësi për vetëkritikë. Do të mjaftonin dy, tri fjalë. Kam gabuar, e kam përkrahur kriminelin në mënyrë letrare dhe moralisht. Po me vjen keq.

Asgjë nga kjo. Në vend të kësaj, ai u shpreh me  fjali jashtëzakonisht të gjata dhe që të hutojnë, që në të vërtetë vetëm citojnë veprat e tij. Autori e lavdëroi vetën e tij.  

Një plak kokëfortë mund të mos jetë i vetëdijshëm për atë që po shkakton. Madje edhe Komiteti i Çmimit Nobel mund të mos jetë i vetëdijshëm, se çfarë shkakton vendimi i tij. Edhe më me rëndësi është që ka njerëz që mund ta shpjegojnë atë publikisht. Sepse ata kanë një intelekt kritik dhe janë të prekur personalisht nga historia e tyre familjare. Kolegia ime Ana Grujiq është një nga ata njerëz.

Për Peter Handke ajo ndjen “neveri pa fund”, dhe kur unë e dëgjoj atë, nuk mund asgjë tjetër përpos të pajtohem me të. /MekuliPress/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!