Zgjedhjet parlamentare janë pasuar me protesta në Malin e Zi. Një javë pas votimit, në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë u mbajt një “tubim patriotik”, që sipas organizatorëve kërkon mbrojtjen e Malit të Zi si shtet të pavarur. Protestuesit e veshur me ngjyrat e flamurit kënduan himnin dhe këngë patriotike.

Malazezët u ftuan në sheh nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Milo Gjukanoviç, i cili javën e kaluar humbi shumicën pas 30 vitesh në pushtet.

Megjithatë, zëdhënësi i kësaj partie, Millosh Nikoliç, tha se protesta nuk është organizuar nga partia, por nga “organizata të caktuara patriotike” që nuk kanë lidhje me të.

Ju pëlqen!

Ndërsa koalicioni opozitar, i cili pas zgjedhjeve të së dielës, pritet të formojë shumicën qeverisëse, ka akuzuar për përdorim të administratës shtetërore në këtë tubim.

Në përfundim të protestës, policia njoftoi se gjithçka kaloi pa incidente, pavarësisht se në tubim ishin më shumë se 50 mijë qytetarë.

Ky është tubimi i dytë që po mbahet në Podgoricë që nga zgjedhjet e 30 gushtit, pas atij që u mbajt në Cetinje më 3 shtator.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!