Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes me kryesinë e partisë, derisa, ka paralajmëruar takime me LV-në si përpjekje për të arritur koalicionin.

“LDK është mirënjohëse për interesimin tuaj lidhur me zhvillimin pas seancës së ditës së hënë, për të përcaktuar zhvillimet në ndërtimet e qeverisë, konsultimet që i ka organizuar sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shkojnë në funksion të shtjerrjeve të të gjitha mundësive që në bisedime me partnerin tonë VV-në të angazhohemi bashkarisht në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, për t’i dhënë vendit institucione funksionale dhe shpresë për qeverisje më të mirë. Këto konsultime natyrisht që janë në funksion të finalizimit të marrëveshjes politike me LV-në sepse LDK-ja prej ditës së parë e ka dhënë këtë kontribut në mënyrën më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në negociata jo të lehta deri tash”, thotë Haziri, teksa shprehet optimist se të hënën mund të krijohet qeveria e re.

Ne kemi arritë me i përmbyllë të gjitha çështjet që na kanë dallu në një dokument voluminoz i cili është marrëveshje politike e përgatitur, jemi në përpjekje që sonte nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq Vetëvendosje ndërsa rolii LDK-së i fokusuar në këtë fazë në përgjegjësinë e Kuvendit. Ky është dallimi i vetëm, përderisa çështjet tjera kanë marrë dakordim të të dy palëve, do të vazhdojmë natyrisht që të takohemi, do të bisedojmë  dhe të sjellim eventualisht një marrëveshje që të hanën na bën me ekzekutiv të ri”, shton ai.

Ju pëlqen!

Nënkryetari i LDK-së, thotë se takimet e dy liderëve mund të mbahen në çdo kohë, e se kjo është vetëm çështje e dakordimit midis dy partive. Haziri përmend se ka pasur dy takime të fshehura, e kjo sipas tij është bërë për një arsye, të cilën ai e ka përmendur para mediave.

“Takimet e liderëve mund të mbahen në çdo kohë, është çështje e dakordimit të liderëve dhe ekipeve, ne jemi të hapur edhe LV-ja, për takimet eventuale do të ju njoftojmë, si zakonisht, përveç se në dy raste, negociatat kanë qenë të hapura, përveç se dy takime që janë mbajt në diskrecion, por ma shumë kemi pas nevojë me diskutu ma gjatë, dhe jemi mundu me kursu rolin e gazetarit në kushtet e dimrit”, shton ai.

LDK, sipas Hazirit nuk do të mbështesë një qeveri të pakicës.

“Sa i përket qëndrimeve të funksionarëve politik është çështje e marrëveshjes, VV e ruan të drejtën e autorësisë për emërime, sikur LDK sepse kryetari Isa Mustafa e ka të drejtën e plotë për emërimet, marrëveshja duhet të lexohet drejtë, deri atëherë z.Glauk Konjufca është kryetar i Kuvendit dhe ne e respektojmë.

Qeveria e pakicës nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të pakicës, partia e dytë dhe partia e tretë që nuk e kanë legjitimitetin qytetar në një vend si Kosova nuk tregon rezultat. Ne nuk e shohim si zgjidhje dhe nuk e votojmë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!