Kjo është historia jonë, e gjeneratës brenda mureve të shtëpisë, e gjeneratës që harxhon 90% të kohës brenda në shtëpi. Gjithçka nisi në ditën kur e lamë natyrën pas. Ne e mbushëm shtëpinë me gjëra të këndshme e me gjithçka që na dukej e nevojshme, aq sa shtëpia u bë vendi, nga i cili nuk donim më të dilnim.

Dritat artificiale zëvendësuan dritat e ditës. Ne gatuanim, laheshim, merrnim frymë, luanim, flinim dhe bënim ushtrime fizike, bënim çdo gjë brenda shtëpisë, aq sa asgjë nuk mund të na nxirrte dot prej saj.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kur brenda shtëpisë ajri u bë i rënduar nga mungesa e natyrës, ne u përpoqëm ta ndreqnim me kimikate dhe deodorantë.

Që këtu nisi gjithçka. Në fillim ishte e vështirë ta dalloje. Disa kishin nevojë për ndihmë për të fjetur, për të marrë frymë, për t’iu larguar mërzitjes…

Më pas shkencëtarët zbuluan se ajri brenda shtëpive tona ishte shumë herë më i ndotur se ajri jashtë dhe se mungesa e dritës së diellit brenda shtëpisë ndikonte në të mësuarin e fëmijëve, si dhe në rritjen e presionit të gjakut.

U zbulua se në dhomat e fëmijëve kishte më shumë lëndë toksike, se sa në gjithë shtëpinë. Në fakt, miliona shtëpi janë të pashëndetshme për të jetuar, ndaj dhe faktorët e riskut për astmën bronkiale kohët e fundit janë shtuar me 40%, pikërisht për shkak të ambientit jo të pastër brenda shtëpive.

Por ja ku jemi tani, me historinë në duart tona. Mënyra se si kjo histori do të përfundojë për ty, është e gjitha në duart e tua, sepse ende nuk është e shkruar.

Nëse të intereson gjenerata brenda mureve të shtëpisë, bëj diçka. Fillo të mendosh dhe jeto ndryshe. Lëre dritën dhe ajrin e natyrës brenda vetes dhe brenda shtëpisë tënde. Edhe ndryshimet shumë të vogla sot mund ta përmirësojnë maksimalisht jetën e gjeneratave të së nesërmes… /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...