Po ta pyesësh Memli Krasniqin…

Se si ka mundësi që Presidenti e refuzon haptas reciprocitetin, Memli Krasniqi ta këndon përsëri këngën “1 000 testimet”.
Për 1 000 mjekë e infermierë që shkuan në Gjermani, përsëri do të përgjigjet me këngën “1 000 testime”.
Për numrin e ulët të epidemiologëve dhe mikrobiologëve, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për mocionin në kohë pandemie, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për gjendjen e rëndë të sistemit spitalor, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për marrëveshjen me Serbinë që po e ngutin kaq shumë, dhe sidomos në kohë të pandemisë, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për rezervat e zbrazura, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për shkeljet kushtetuese të presidentit për të formuar një qeveri që nuk e ka legjitimitetin e zgjedhjeve, prapë kënga “1 000 testimet”.
Se përse keqinformuan në lidhje me administrimin e gjendjes në komunat me shumicë serbe, prapë kënga “1 000 testimet”.
Se përse mashtrojnë duke thënë se gjendja me koronavirusin është e rëndë në Kosovë, kur të dhënat krahasimtare thonë të kundërtën, prapë kënga “1 000 testimet”.
Se në ç’ekspertizë e ka mbështetur akuzën se ka pak testime për kokë banori në Kosovë, prapë kënga “1 000 testimet”.
Për qëndrimin paradoksal që krijojnë kur kërkojnë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe më pastaj akuzojnë se masat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të tepërta, prapë kënga “1 000 testimet”.
Se përse është kaq triumfator? … Këtu natyrisht Memli Krasniqi e ka një përgjigje të ndryshme: PDK-ja gjithsesi është opozitë, sepse po përdor gishtat e LDK-së dhe AAK-së për të hequr gështenjat nga zjarri.
Pra, kur Memli Krasniqi flet, nuk ka pse të ketë ndonjë përgjegjësi ndaj të vërtetës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!