Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.

Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët.

Vetë pyetja implikon se Serbia konsideron territorin si paketë të kënaqshme për njohjen e Kosovës. Mirëpo këtu pyetja që shtrohet është se çfarë vlen kjo ndarje për Kosovën? Sa vlen njohja nga Serbia për Kosovën, shtetësia e së cilës nuk mund të prapësohet më? U takon atyre që e mbrojtën këtë ide të shpjegojnë se çfarë fitojnë shqiptarët me të? Sepse që humbasin kjo shpjegohet vetiu. Pasi kemi të bëjmë me një ricopëtim dhe asgjë më shumë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!