Nga Green Act Kosova

Ujëvara e Mirushës, ndodhet ne fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.

Ju pëlqen!

Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malisheves, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha.

Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës.

Territori i parkut është mjaftë i pasur me lloje bimore, në të cilin dallojmë 330 lloje të bimëve vaskulare dhe 44 lloje të kërpudhave të larta (makromicetet). Veçanti e florës së parkut është prania e 19 llojeve bimore endemike dhe 2 steneoendemike ( gjenden vetëm në këtë zonë dhe askund në botë).

Për fat të keq Burimet tona natyrore po zhduken dita ditës⛔️
Këto fotot janë regjistruar nga një qytetar disa ditë më pare.

Ujëvara e Mirushës është nën kërcënim si shumë burime natyrore në Kosove, biodiversiteti i ujit është pothuajse i vdekur💧🌿🐟

Le t’i themi ndaluar masakrave të natyrës ❗️

Trashëgimia më e bukur që do t’u lëmë fëmijëve tanë është një botë e pastër dhe e shëndetshme.

Duhet të ndalojmë shkatërrimin duhet të fillojmë riparimin dhe ta mbrojmë natyrën para se të jemi vonë.

Ne presim një zgjidhje nga autoritetet sa më shpejt të jetë e mundur !!!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.