Kryeministri Kurti e sqaroi fort mirë se as nuk do të shkojë me forca të armatosura në veri të vendit, e as nuk do të vërë në diskutim partneritetin me NATO-n. Plani për panik publik dështoi, sepse veprimet e qeverisë së re janë shumë të kujdesshme, si në aspektin ligjor ashtu dhe në atë gjeopolitik. Kush pret gabime në këto aspekte, do të presë gjatë.

Por, veprimet e qeverisë së re dikë po e befasojnë, jo se janë të guximshme, por se janë ashtu siç nuk jemi mësuar, të drejta e në përputhje me interesin e vendit.

Është e kotë përpjekja për ta hequr vëmendjen nga Thaçi, personi i cili siç po kuptohet, paska shkelur fshehurazi kushtetutën, paska hequr dorë nga sovraniteti dhe paska nxjerrë në treg territorin e vendit. Këto nuk kanë qenë interesa apo kërkesa të NATO-s, por oferta të Thaçit, i cili si kryeministër i shkruante letër me këto propozime sekretarit të NATO-s. NATO në fakt, si aleat i Kosovës, thjesht ka pranuar kërkesat e një vendi partner.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

E nëse burimi i kërkesave të tilla nuk është nga NATO, atëherë nga mund të jetë? Nga lajmet e sotme mësohet se në Rusi Lavrovi paska shprehur interesin për Zajednicën, e cila rrjedh direkt nga ajo marrëveshje e vitit 2013, si moment kur Thaçi heq dorë nga sovraniteti shtetëror mbi komunat me shumicë serbe:

𝐿𝑎𝑣𝑟𝑜𝑣 𝑑𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑜𝑖 𝑠𝑒 𝑅𝑢𝑠𝑖𝑠𝑒̈ 𝑖 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑒𝑠𝑜𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈- 𝑆𝑒𝑟𝑏𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑒 𝑎𝑗𝑜 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑥𝑖𝑠𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖, 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑜𝑛 𝑇𝐶𝐻.

”𝐹𝑜𝑙𝑒̈𝑚 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈𝑛, 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑞𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑥𝑖𝑠𝑖𝑚 𝑑𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑒 𝑚𝑒 𝑆𝑒𝑟𝑏𝑖𝑛𝑒̈. 𝐶̧𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑖𝑑ℎ𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑜 𝑧𝑔𝑗𝑖𝑑ℎ𝑒𝑡. 𝑃𝑎𝑙𝑒̈𝑡 𝑒 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑒𝑠𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑓𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟 𝑘𝑦𝑐̧ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑐𝑢𝑟 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝙯𝙗𝙖𝙩𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙫𝙚𝙣𝙙𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙧𝙞𝙟𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙞𝙫𝙚 𝙨𝙚𝙧𝙗𝙚”, 𝑡ℎ𝑎 𝐿𝑎𝑣𝑟𝑜𝑣.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!