Stefano Pioli është shumë i kënaqur me skuadrën e Milan.

Milan ka bërë një sezon të mrekullueshëm nëse shohim vetëm pjesën e luajtur pas pauzës së pandemisë.

Skuadra ‘Rosoneri’ ka mposhtur skuadra si Roma, Lazio, Napoli e Juventus, duke qenë tashmë në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Evropës.

Mbrëmë, Milan shënoi fitore 5:1 kundër Bologna dhe lidhur me këto paraqitje ka folur trajneri Stefano Pioli, i cili vetëm tani po e sheh Milanin si skuadër.

“Skuadra është duke e shijuar këtë, kjo është çfarë mund të thuhet nga mënyra se si lojtarët po punojnë në stërvitje, gjatë ndeshjes dhe çdo herë që kalojnë kohë së bashku”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi punuar mirë edhe gjatë karantinës, fal efortit të lojtarëve. Por, është mentaliteti që bën diferencën. Ne jemi skuadër tani, ne kemi besim në atë që bëjmë”, ishin fjalët e trajnerit.

Përkundër formës së lartë të Milan, Stefano Pioli lidhet me një largim të mundshëm nga Milan, me Ralf Rangnick si njeriun që shihet si zëvendësues i tij.