Piloti shqiptar në Norvegji me origjinë nga Kosova, Ardian Deli (25 vjeçar) sapo përfundoj edhe për instruktor.

Ardiani studimet i mbaroi (airline transport pilot license) ATPL në Norvegji, ku më pastaj shpërngulet në Hungari ku dhe do të pajiset me liçencën e parë private në moshën 23 vjeçare.
Ai nuk mbetet me kaq, vazhdon të krijojë përvojë duke drejtuar aeroplanë të ndryshëm në Hungari (ka drejtuar 6 aeroplanë të ndryshëm, një motorësh). Piloti i ri është duke e përmbushur normën me shumë orë, që më vonë do ti nevojitet për liçencimin komercial në Poloni.

Pas gjithë kësaj përvoje 2 vjeçare Adriani kthehet në Norvegji edhe me një Diplomë tjetër; tani si instruktor.

Ju pëlqen!

Ardiani gjithashtu punon edhe në salonin e makinave elektrike, Tesla – sektorin e dorëzimit.

Qëllimi i mëtutjeshëm është të ndërthurë punën e instruktorit të fluturimit pranë kompanisë Tesla, derisa të marr një punë në një kompani ajrore komerciale.

Kjo arritje e Ardianit na bënë shumë krenarë edhe ne shqiptarëve në Norvegji veç familjes së tij në Norvegji e Kosovë!

M.Bajrami, Oslo

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.