Pikëpyetje të historisë

Edhe pas më tepër se 100 vitesh historiografia shqiptare nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se kujt i duhej “Republika Autonome e Korçës” e krijuar nga forcat luftuese franceze në vitin 1916, në një kohë që Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur në vitin 1912 dhe Franca kishte njohur legjitimitetin e qeverisë së Princ Vidit dhe të shtetit shqiptar në vitin 1914.
Nuk na është thënë kurrë se nga cili autoritet qendror shtetëror distancohej “Republika Autonome e Korçës” dhe shpallte autonominë .
Nuk na thuhet se cili është kriteri historik shqiptar që për Luftën e Parë Botërore forcat italiane, që hynë në Vlorë quhen pushtues, kurse forcat franceze, që hynë në Korçë nuk quhen të tillë.
A vërtet nuk i kuptojnë historianët shqiptare se çfarë ishin këto “republika autonome lokale”, që mbinin në trupin e shtetit të ri shqiptar në zonat, që i rivendikonte Greqia, e cila ishte aleate e Francës dhe e Rusisë në Luftën e Parë Botërore?

Lexo po ashtu:  Lubonja: Goditja e Berishës, pasojë e gjuhës të dhunshme së Ramës
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!