Sipas studimeve të kryera pijet energjike kanë efekte shumë negative në shëndet. Në këtë postim do të paraqesim disa prej sëmundjeve dhe problemeve që shkakton konsumimi i tyre:

  • Probleme kardiovaskulare: para se të pini pije energjike duhet të siguroheni që nuk keni probleme me zemrën. Studimet tregojnë se pijet energjike shkaktojnë kontraksione të forta të zemrës, të cilat mund të çojnë deri në atak kardiak. Sasia e lartë e kafeines në pijet energjike çon drejt këtyre problemeve kardiake.
  • Dhimbje koke dhe migrenë
  • Ankth: doza e madhe e kafeinës që gjendet në një kanaçe pije energjike çon në ankth madje edhe sulme paniku të forta.
  • Pagjumësi: efekti kryesor i pijeve energjike është t’i mbajë njerëzit zgjuar dhe abuzimi me to çon deri në probleme me pagjumësinë.
  • Diabet të tipit 2: pijet energjike kanë sasi të larta sheqeri në përbërje, ato nxisin qelizat prodhuese të insulinës në pankreas, gjë e cila të çon në diabet të tipit 2.
  • Ndërveprimi me ilaçe: nuk është e këshillueshmë të konsumoni pije energjike nëse jeni duke marrë ilaçe, veçanërisht ilaçe për depresion.
  • Varësia: njerëzit që konsumojnë shpesh pije energjike krijojnë varësi ndaj tyre, njësoj si një person që krijon varësi ndaj duhanit apo alkoolit.
  • Nervozizëm: sasia e lartë e kafeinës çon në nervozizëm.
  • Dridhje duarsh
  • Presion i lartë i gjakut
  • Ndjesi lodhje dhe pafuqie
  • Agression