Vasilika Duli është një vajzë e verbër që mbrëmjen e të martës së kësaj jave ka dhënë në skenën e Teatrit Skampa në Elbasan një Koncert Bamirësie, koncerti i saj i tretë ky, gjatë të cilit ka korrur sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm për faktin që salla u tejmbush shumë më herët sesa të fillonte aktiviteti, por edhe për nivelin e lartë të interpretimit të bērë prej saj.

Vasilika Duli edhe pse mjaft e re, tashmë ka fituar famë si artiste në qytetin e Elbasanit ku edhe jeton. Duli me një kurajo të jashtëzakonshme dhe padyshim edhe me mbështetjen e prindërve të mrekullueshëm ia ka arritur të realizonte ëndrrën e saj të madhe, të bëhej pianiste. Për artisten e re pianoja është instrumenti që e dashuron po aq shumë sa veten dhe prindērit e saj.

“Nuk mund ta konceptoj dot ditën, po nuk luajta në piano sepse ajo më qetëson, më jep kurajo, më relakson, më shton optimizmin për jetën, më bën të lumtur”, tha pas Koncertit të Bamirësisë Vasilika Duli.

“Piano më plotëson dhe me thënë të vërtetën kur luaj mbi tastierë më duket sikur edhe unë shikoj. Madje ndiej se shoh edhe më shumë se ato që shohin normalisht”, tha më tej Duli.

Mbrëmjen e kësaj të marte ajo shënoi një sukses tjetër të karrierës si artiste, si askush nga gjenerata e saj.

“Isha përgatur për muaj e muaj me radhë për këtë natë dhe si ky koncert bamirësie do zhvilloj gjithnjë e më shpesh. Prania e kaq shumë njerēzve sikur mu ka dhënë dritë syve. Ëndrra ime vazhdon. Një hap e kam hedhur. Të tjerë edhe më të guximshëm do hedh. Dua të bëhem pianiste e famshme me punë. Dua të mësoj edhe brezat e ardhshëm, pasi nëse ke dëshirën, gjithçka mund ta arrish”, u shpreh Duli që pasi studioi 3 vjet në sistemin bachelor për piano, kreu edhe masterin në Universitetin e Arteve. Ndjehem mjaft e aftë të punoj në këtë profesion. “Më pëlqente të luaja në piano ‘Për Elizën’, ndërsa kompozitori më i dashur për mua është Bach” thotë artistja Duli. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]