Pfizer ka akuzuar një ish-punonjëse se i ka vjedhur një sasi të madhe të dhënash konfidenciale. Dyshohet se mes dokumenteve janë edhe sekretet tregtare që lidhen me vaksinën anti-Covid-19 dhe ilaçe të tjera.

Gjiganti i farmaceutikës ngriti një padi kundër Chun Xiao Li, në fillim të kësaj jave. Li akuzohet se ngarkoi mbi 12 000 skedarë – duke përfshirë shumë dokumente konfidenciale të kompanisë – nga laptopi i saj i dhënë në përdorim nga Pfizer drejt një llogarie personale në Google Drive dhe më pas në një pajisje private.

“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve të përvetësuara nga zonja Li, Pfizer ende nuk e ka di saktësisht hapësirën e plotë të informacionit sekret tregtar dhe konfidencial që zotëron”, tha kompania, duke shtuar se ndërsa Li tani posedon “mijëra dokumente që mund të lidhen me vaksina të shumta Pfizer”, padia është fokusuar te vaksina anti-Covid-19 dhe terapitë me antitrupa monoklonale.

Ju pëlqen!

Pfizer gjithashtu pretendon se Li ka punuar me pesë bashkëpunëtorë, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur.

Sipas verifikimeve që ka bërë kompania, Li ishte në tratativa për një ofertë pune nga firma farmaceutike rivale, Xencor.

Ajo që kërkon Pfizer tani është të pengohet përdorimi i materialeve të saj nga dikush tjetër.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.